Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kultura për trajtim të shëndetit mendor në Evropë

NULL NULL
24.08.2023 22:51
kultura arti

Hulumtimet dy dekadëshe dhe një pandemi kanë çuar në një bum në programet që përdorin kulturën për përfitimet e saj shëndetësore.

Një numër në rritje iniciativash në të gjithë Evropën po përdorin aksesin në art si një mjet për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien krahas trajtimit klasik mjekësor, raporton “Euronews”, transmeton Klankosova.tv.

Në qytetin danez Silkeborg, një grup nënash të reja që vuanin nga depresioni pas lindjes raportuan se ndjeheshin më afër të porsalindurve, më të qetë dhe më optimiste pasi morën pjesë në seancat javore të këndimit të krijuara për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor.

Arti luan rol të rëndësishëm në shëndet

Hulumtime të gjera janë kryer gjatë 25 viteve të fundit për efektin që ka arti në shëndet dhe mirëqenie.

Qasja në kulturë përmendet si një nga elementët e jetës së një individi që ka “një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor” në raportin e shumëpritur të Komisionit Evropian për shëndetin mendor të publikuar në fillim të këtij muaji.

Qasja në natyrë, sport dhe kushte të përshtatshme jetese janë gjithashtu mjaft efikase.

“Pengesat për shëndetin e mirë mendor nuk mund të kapërcehen vetëm brenda sistemit shëndetësor”, thuhet në dokumentin e strategjisë. “Arti dhe kultura janë të rëndësishme në promovimin e shëndetit mendor pozitiv dhe mirëqenies së individëve dhe shoqërisë në përgjithësi duke mbështetur përfshirjen sociale dhe reduktimin e stigmës së shëndetit mendor”.

Ekzekutivi i BE-së ka vënë në dispozicion të vendeve anëtare 1.23 miliardë euro fonde të BE-së për t’i mbështetur ata në “vënien e njerëzve dhe shëndetin e tyre mendor në radhë të parë”.

lajme të ngjashme