Lajmet e fundit

Skenës kulturore të kryeqytetit i është shtuar një pikë e re takimi dhe krijimtarie. Me prerjen solemne të shiritit, dyert i ka hapur “Stacioni Kulturor”, një hapësirë e re e realizuar në kuadër të “FemArt” dhe organizatës “Artpolis”, e cila synon të krijojë mundësi më të mëdha për artistët vendorë dhe të ofrojë ambient të përshtatshëm krijues për këdo.
Kjo shtëpi e artit është menduar si një vend ku do të gërshetohen aktivitete të ndryshme, duke nisur nga teatri, muzika e filmat, e deri te projektet për bashkëzhvillimin e komunitetit.
Fokus i veçantë do t'u kushtohet edukimit të publikut dhe brezave të rinj. Sipas organizatorëve, në këtë qendër do të zhvillohen programe edukative për fëmijë dhe të rinj, të cilat do të shtrihen jo vetëm gjatë orëve të mbrëmjes, por përgjatë gjithë ditës.
Për më shumë ndiqeni kronikën: