Kulla e Sheremetit në Pejë dhe historia e saj dyshekullore (VIDEO) NULL NULL 21.03.2023 15:05 21.03.2023 15:05 Kulla e Sheremetit u ndërtua rreth 2 shekuj më parë, nga Sali Agë Sheremeti. Në fillet e saj, kjo kullë i shërbeu familjes për jetesë. Afër saj ekzistonte edhe një kullë tjetër 3-katëshe e cila shërbente si mulli. Kulla e Sheremetit, nga viti 1878 deri në vitin 1899 i shërbeu Haxhi Zekës, si prijësi i Lidhjes së Pejës, për të siguruar ushqimin për luftëtarët me plisa të bardhë, që luftuan deri në Nokshiq. Më pas në vitin 1918 u konfiskua nga mbretëria jugosllave dhe u kthye në një ndër burgjet më famëkeqe të vendit deri në vitin 1944. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e deri në vitet e 50-ta, kjo kullë prapë vazhdoi të funksionojë si burg. Në këtë kullë që u shndërrua në burg, kanë vuajtur dënimin shumë patriotë shqiptarë. Pas një historie të trishtë të kullave së Sheremetit, ato iu kthyen prapë familjes Sheremeti, por ata vendosën që këto prona t’ua shesin familjes Muriqi nga Koshutani i Rugovës. Në këtë kullë për disa vite ka jetuar edhe Ramiz Muriqi, pasi që ato ishin blerë nga familjarë të tij dhe atë kohë e kujton me plot nostalgji e krenari. Serbët përveç që e shfrytëzuan këtë kullë për të keqtrajtuar e burgosur patriotët shqiptarë, ata deshën edhe ta tjetërsonin historikun e saj siç bënë me shumë objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare. Mungesa e kujdesit shtetërorë mundësojë që njëra prej kullave të Sheremetit të shkatërrohet tërësisht pas vitit 1999. Për 20 vjet edhe kjo kullë ishte jashtë funksionit, por më në fund në vitin 2022, Ministria e Kulturës së Kosovës u kujtua se këto i takojnë trashëgimisë kulturore shqiptare dhe e rinovojë duke e kthyer atë në një kullë të shfrytëzueshme e të bukur. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kulturë Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit, Meghan do të qëndrojë në SHBA 13/04/2023
Arte pamore Një vazo porcelani kineze shitet për 25 milionë dollarë në një ankand në Hong Kong 13/04/2023