Kukësi - Laçi luajnë sonte në finale - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kukësi – Laçi luajnë sonte në finale

NULL NULL
29/05/2015
Kukësi dhe Laçi do të ndeshen sot në mbrëmje në stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit në kuadër të finales së Kupës së Shqipërisë.

Verilindorët në raundin gjysmëfinal eliminuan Skënderbeun dhe sot shpresojnë të ngrejnë trofeun e parë të historisë së tyre futbollistike.

Ndryshe ndodh tek Laçi, që e ka fituar njëherë këtë trofe dhe kërkon ta ripërsërisë sërish triumfin. Kurbinasit në gjysmëfinale kaluan mes shumë polemikash Tiranën dhe tashmë bardhezinjtë kërkojnë që përmes Kupës së Shqipërisë të prekin kupat e Evropës.

Të njëjtën gjë shpreson edhe Tirana. E renditur në vendin e katërt, skuadra kryeqytetase shpreson në triumfin e Kukësit në finalen e Kupës së Shqipërisë me qëllim që të jetë ajo skuadra e katërt që do të marrë pjesë në kompeticionet evropiane, pasi verilindorët do të kualifikoheshin në Evropë si fituese e Kupës, duke lënë një vend bosh në kampionat, çka do të bënte që sezoni i Tiranës të mos përfundonte me dështim total.

Këto ditë është parë dhe një bashkëpunim mes tifozerive të Tiranës dhe Kukësit, një binjakëzim, siç e kanë cilësuar disa prej tifozëve të Kukësit.

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes FK Kukësi – KF Laçi ka ngjallur mjaft interes ndër sportdashësit dhe tifozët jo vetëm të dy qyteteve, por edhe më gjerë. Takimi do te nise në orën 20.00.