Kukës: 21-vjeçari kapet duke transportuar emigrantë drejt Kosovës të "paketuar" në bagazh (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kukës: 21-vjeçari kapet duke transportuar emigrantë drejt Kosovës të “paketuar” në bagazh (VIDEO)

NULL NULL
01/12/2021

Policia e Shqipërisë e ka arrestuar në Kukës një 21-vjeçar me incialet A,Gj, pasi që u kap duke bartur emigrantë.

Dy emigrantët u gjetën në bagazhin e veturës “Hyndai” dhe po transportoheshin për ta kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Si rezultat i kontrolleve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 21-vjeçar, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Honday” emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.