Kuka: Xhudoja i vetmi sport që i ka arritur katër norma olimpike NULL NULL 30.03.2023 18:31 30.03.2023 18:31 Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka folur rreth sukseseve të sportit të xhudos. Kuka tha se me sa e di, xhudoja është i vetmi sport që i ka arritur katër norma olimpike. “Po e ndaj këtë lajm për miqtë që u gëzohen sukseseve tona! E juve të tjerëve, xhudoja do t’jua prish disponimin, tash e shumë vite e dekada në të ardhmen!”, tha Kuka. Katër xhudistet që i kanë arritur normat olimpike janë: Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka. Krasniqi bën gara deri në 52 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 2 mijë e 495 pikë. Fazliu garon deri në 63 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 400 pikë. Gjakova garon deri në 57 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 274 pikë. Kuka garon deri në 78 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 15 pikë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023