Kuka një fitore larg medaljes së bronztë NULL NULL 13.01.2021 12:34 13.01.2021 12:34 Loriana Kuka, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Mastersin e Dohas, pasi e ka mposhtur xhudisten kubane Kalimea Antomarchi të mërkurën në repechage. Xhudistja kosovare nuk hasi në vështirësi të mëdha për ta mundur kubanen në luftën gjysmëfinale për medaljen e tretë më të mirë në turneun e Katarit në kategorinë deri në 78 kilogramë. 23-vjeçarja nga Peja e hodhi në dysheme Kalimean dhe shënoi pikë IPPON. Në finale për medaljen e bronztë, Kuka do të përballet me garuesen britanike Natali Powell. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.