Kuka: Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje NULL NULL 04.11.2023 17:34 04.11.2023 17:34 Xhudoja kosovare u tregua e suksesshme në Kampionatin Evropian që u mbajt në Montpellier të Francës, ku katër medalje u siguruan – tri të bronzta dhe një të argjendtë. Në lidhje me këtë ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka deklaruar se medalja e Akil Gjakovës përmbylli Evropianin më të suksesshëm, transmeton Klankosova.tv. “Akili sot kontribuoi për barazi gjinore! Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje. Kosova mbi të gjitha”, shkroi Kuka. Përndryshe, të premten, Distria Krasniqi siguroi medaljen e bronztë dhe Nora Gjakova të argjendtën. Ndërsa të shtunën, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova fituan të bronztat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.