Kuka: Me mijëra të rinj po e prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve

Kuka: Me mijëra të rinj po e prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve

4 muaj më parë

Pas prezantimit të masave lehtësuese nga ana e Qeverisë në detyrë, ka reaguar trajneri i mirënjohur i xhudos Driton Kuka.

Sipas tij, me dhjetëra mijëra të rinj në Kosovë po e prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve, njofton Klan Kosova.

Ai ka kërkuar nga ministrja në detyrë e Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, që të zhvillojnë takime me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë.

“Kosova s’paska sporte tjera përveç futbollit. Sonte jo ma vonë të veproni”.

“Stërvitjet duhen vazhduar qysh nesër mos bëni hajgare me afër 100 mijë të rinj”

“Kemi dërguar si federatë protokolet të punuara me zell e përkushtim për rifillimin e klubeve të xhudos, por askush asnjë veprim konkret”.

klankosova.tv