Kuka: Kosova sërish në ballinat e mediave më të fuqishme botërore

Kuka: Kosova sërish në ballinat e mediave më të fuqishme botërore

NULL NULL
1 javë më parë

Trajneri i Xhudos Driton Kuka, i është gëzuar suksesit të xhudistes Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në Mastersin e Doha-s në Katar.

Kuka ka publikuar një shkrim të medias së njohur Euronews.

Ai tha se Kosova gjendet sërish në ballinat e mediave më të fuqishme botërore.

“Kosova përsëri në ballinat e mediave më të fuqishme Botërore! Për të mirë,për imazhin e vendit,popullit shqiptar! Proud Coach … Distria Krasniqi heroina e Masters!”.

Në artikullin e Euronews xhudistja kosovare është shpallur femra e ditës.

Ajo arritu ta mposhtë në finale japonezen Tonaki Funa, brenda 90 sekondash me dy Wazzari.

Distria në një intervistë tha se ajo punon shumë dhe se ka trajnerin më të mirë në botë.

“Unë ushtroj shumë çdo ditë, dhe unë kam trajnerin dhe ekipin më të mirë. Ne e mbështesim shumë njëri-tjetrin”.

https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10221794400067129