Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kujtimet për ish-presidentin, Rugova thonë se ishte modest në festime (VIDEO)

NULL NULL
02.12.2023 20:41

79 vjet më parë u lind Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Ndonëse nuk jeton më, ditëlindjen ia shënuan miq e familjarë.

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo që u formua nga vetë Rugova, Lumir Abdixhiku tha se kjo ditë kujton lindjen e një shqiptari të madh.

Sa ishte gjallë, ai nuk ishte merakli i festave dhe “ishte tejet modest, ato i festonte më shumë me insistimin e të tjerëve”, kështu u shpreh Islam Visoka, që ishte pjesëtar i sigurimit operativ të Presidentit Rugova në vitin ’99.

Ai tutje shtoi se ndjehet goxha krenar, që punoi me Presidentin e parë të Republikës së Kosovës.

Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, në janar të 2006-ës, nga një sëmundje e rëndë./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.