Lajmet e fundit
Një prej emrave më të rëndësishëm të fotografisë në Kosovë, si dhe bashkëthemeluesi i ‘Dokufest’, Burim Myftiu, ka hapur ekspozitën “Kutia e Kujtesës”.
I ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, Myftiu foli rreth kësaj ekspozite, transmeton Klankosova.tv.
“Përpara kemi pasur në shtëpi kuti të fotografive, dhe të gjitha ato fotografi ishin kujtime nga jeta. Dhe krejt jeta jonë ishte në një kuti. Mirëpo kjo kuti e kësaj ekspozite, është për kujtesën tonë kolektive, për luftën në të cilën kaloi Kosova, shkatërrimet, vuajtjet, vrasjet, dhe qëllimi është që ne mund të falim, por nuk duhet të harruar se çfarë ka ndodhur për të ecur përpara”, shpjegoi artisti në pika të shkurta ekspozitën e tij.
Ai ndër të tjera tha se temën e luftës e pati të vështirë ta paraqiste.