Kujtim Shala: VV ka origjinë neo-marksiste (VIDEO) NULL NULL 19.01.2021 21:40 19.01.2021 21:40 "Ka pasur edhe origjinë edhe artikulime të qarta neo-marksiste. Tash nuk mund të them qartësisht se çfarë është". Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në origjinën e saj ka pasur elemente neo-marksiste. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se tani me emrat e përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së, është e vështirë të qartësohet se çfarë orientimi ideologjik ka ky subjekt politik. “Kur pashë listën e VV-së u përpoqa ta definoj në kuptimin ideologjik, por tash po shoh që po zhbëhet ideologjikisht. VV ka qenë qartësisht neo-marksiste”. “A nuk i keni parë veprimet në institucione dhe në rrugë – presioni që nuk njeh ligjin dhe kushtetutën – e gjitha kjo është një gjë që unë shpresoj që e ka kapërcyer”. “Ka pasur edhe origjinë edhe artikulime të qarta neo-marksiste. Tash nuk mund të them qartësisht se çfarë është”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë