Kujtim Shala thyen heshtjen në Blic InterView, tregon se a po bëhet koalicioni LDK-VV NULL NULL 24.01.2020 19:25 24.01.2020 19:25 Në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” sonte i ftuar është nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Kujtim Shala. Në këtë intervistë do të diskutohet rreth mundësisë për krijimin e qeverisë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, a ka LDK-ja një plan B nëse nuk arrin të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje? A janë zgjedhjet opsion i duhur për LDK-në, apo do ta përkrahin Vetëvendosjen në ndërtim të qeverisë edhe pa marrëveshje? Gjatë kësaj interviste po ashtu do ta kuptoni edhe se si do të veprohet me numrin dy të LDK-së Agim Veliu, si kundërshtues aktiv i koalicionit me Vetëvendosjen. Shala në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” po ashtu flet edhe për takimin me të Dërguarin Special të Presidentit të SHAB-së Donald Trump, Richard Grenell. Për këto dhe shumë pyetje tjera do të merrni përgjigje me fillim nga ora 22:00 në televizionin Klan Kosova dhe në portalin Gazeta Blic. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024