Kujt i takon kënga “Akoma po të pres”? (VIDEO) NULL NULL 06.01.2021 12:57 06.01.2021 12:57 Vokalisti i Grupit “403”, Hektor Gjurgjeali, ka treguar se si teksti i këngës “Akoma po të pres” është marrë nga ai. Gjurgjeali ka thënë se këngën që e këndoi Mihrije Braha, “Akoma po të pres”, vite më parë ishte krijim i tij. “Këngën e pata xhiruar dhe e mbaja në kasetë, atë nuk ia jepja askujt tjetër e mbaja vetëm unë. Ndonjëherë e dëgjonim me pjesëtarët e grupit një ndër ta edhe vëllai im, pasi e dëgjonim e merrja kasetën menjëherë nga radio”. “Një ditë vëllai më kërkoi t’ia jepja kasetën që ta dëgjonte në veturë pasi kishte punë për një orë për të shkuar diku, atë ma ktheu dhe shkoi më pas në Gjermani, por kasetën e kisha unë si gjithë”. Gjurgjeali ka thënë se tekstin e këngës e kishte dëgjuar të këndohej nga Mihrije Braha përderisa ishte në tren. “Për mua ka qenë një shok të dëgjoj këngën time përderisa këndohej nga dikush tjetër”. Për më shumë detaje shikoni videon më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” para selisë së KiE-së në Strasburg 19/06/2025
Kosova Behramaj: Vepra e Nënë Zahides zgjati 2 muaj e gjysmë – nga djepi fillon gjithçka për ne shqiptarët 18/06/2025