Kujdesuni për dhëmbët,flokët dhe fytyrën me banane NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Përdorimin e bananes e gjejmë në forma nga më të ndryshmet, ndërsa përdoret si një maskë për fytyrën, zbardhues dhëmbësh, si dhe një terapi për rënien e flokëve. Përdorimin e bananes e gjejmë në forma nga më të ndryshmet, ndërsa përdoret si një maskë për fytyrën, zbardhues dhëmbësh, si dhe një terapi për rënien e flokëve. Ndoshta mund ta keni dëgjuar shpesh dhe është shumë e vërtetë se bananen mund ta përdorim si zbardhues dhëmbësh. Mjafton vetëm të fërkoni pjesën e brendshme të lëvores me dhëmbët tuaj. Ajo përmban magnez, potasium dhe mangan, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve tuaj. Tashmë është e vërtetuar se bananja mund të jetë një maskë e shkëlqyer për fytyrën. Për një lëkurë më të butë e më të qetë, shtypeni bananen në një enë e më pas vendoseni në fytyrë. Lëreni 15-20 minuta, e më pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë. Në fund, por jo më pak e rëndësishme mbetet kujdesi ndaj flokëve. Ne fillim përzijeni bananen me kos e më pas vendoseni atë përzierje në lëkurën e kokës për të trajtuar rënien e flokut. Lëreni të thahet për disa minuta dhe pastrojeni më pas me ujë të vakët.
Kosova Një vajzë tentohet të futet me dhunë në veturë, shpëtohet nga babai dhe vëllai 6 minuta më parë