Kujdes nga veprimet obsesive - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kujdes nga veprimet obsesive

NULL NULL
14/06/2015

Përsëritja e veprimeve në gjendje stresi mund të kthehet në një çrregullim i cili më pas mund të kalojë në gjendje manie, duke ju shkaktuar kështu njerëzve dëmtime të ndryshmë në organizëm.

Organi më i prekur nga këto veprime obsesive të përsëritshme është lëkura.

Sipas statistikave një nga 50 të rritur amerikanë që i bie katër përqind e popullësisë vuajnë nga trichotillomania, që është tërheqja e flokëve deri në atë që flokë shkëputet tërësisht nga skalpi i kokës.

Dy deri në pesë përqind e popullësisë në mesatare të përgjithshme përballen me çrregullime obsesive, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa numri i fëmijëve autistë është një në 68 fëmijë.

Tretmanet psikiatrike deri më tani nuk kanë treguar ndonjë sukses të veçantë në qetësimin e këtyre veprimeve obsesive.

çrregullimet mendore

Sipas ekspertëve, ankthi është faktori që ndikon më së shumti në këto veprime obsesive, duke i detyruar njerëzit që të ndërmarrin ndonjë veprim që mendojnë se ju jep qetësi, por më e keqja e këtyre manive mund të përësiret edhe gjatë natës derisa flemë sepse me kalimin e kohës këto veprime bëhen si të domosdoshme dhe mekanike.

Për të ditur nëse është e nevojshma kërkesa për ndihmë të specialistëve atëherë varet nga frekuenca e bërjes së këtyre veprimeve manike.

Sipas ekspertëve sa më shumë që pacienti informohet apo sheh video lidhur me këto çrregullime aq më tepër i kryen ato, sepse në nënvetëdije ata mendojnë se informimi apo shikimi i materialeve informuese ua lehtëson frekuencën e këtyre veprimeve obsesive.

Pacientët që më së shumti kërkojnë ndihmë janë ata të cilët nga ndikimi i partnerëve të tyre të cilët janë të ngopur me këto veprime obsesive ose kanë pësuar njejtë sikurse partneri i tyre me këto çrregullime. / klankosova.tv