Kujdes nga monedhat NULL NULL 07.05.2015 10:47 07.05.2015 10:47 Monedhat e hekurta përveç që janë të papastërta ato gjithashtu shkaktojnë rrezik dhe nuk përjashtohen mundësitë që nëse fëmijët i mbajnë ato , do të i përpijnë. Përveç që u’a shohim hajrin parave , atyre në të njejtën mënyrë mund të u’a shohim sherrin dhe bëhen të dëmshme për shëndetin e njeriut. Sipas studiuesve të Oxfordit , 26.000 bakterie të gjetura në monedha dhe kartmonedha , janë të mjaftueshme për provokimin e një sëmundje infektive. Ndërkaq Hulumtues tjerë nga Arizona kanë provuar në fakt se çdo tast i vogël i bankomatit “strehon” një mesatare prej 1.200 mikrobesh, duke përfshirë virusin e ftohjes dhe atë të gripit. Duke rikujtuar se paraja është ajo që më së shumti e bartim dhe depërton në duart e njëri tjetrit, atëherë kjo është më se dukshme që diçka jo e këndshme do të ndodhë gjithmonë me shëndetin tonë, dhe gjithësesi duhet të keni parasyshë që monedhat e hekurta përveç që janë të papastërta ato gjithashtu shkaktojnë rrezik dhe nuk përjashtohen mundësitë që nëse fëmijët i mbajnë ato , do të i përpijnë. klankosova.tv