Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kujdes kur dashuroni një burrë të martuar

NULL NULL
29.12.2015 09:36

Dashuria me një burrë të martuar është shumë e komplikuar dhe sidomos kur edhe ai është i dashuruar në ju.

Vetëm për shkak se ju jeni në dashuri, dhe ai thotë se edhe ai është shumë i dashuruar, nuk do të thotë se kjo është duke shkuar mirë. Nëse ju jeni në dashuri me një burrë të martuar, Ju nuk keni asnjë ide se çfarë jeni duke bërë, hidhini një sy disa nga këshillat e mia më poshtë!

1.Respektojeni veten

Së pari, vajza, kur ne do të ndalemi dhe ta respektojmë veten?

Nëse një mashkull ju kushton shumë vëmendje, ju jep dhurata, dhe ju merr për të dalur jashtë nëpër darka të ndryshme, nuk do të thot që kjo do të funksionoj gjithmonë, pasi që ju jeni duke u takuar me njeriun që tashmë ështv i martuar dhe ka një familje të krijuar, shkruan keshilla.net. Ju asnjëherë nuk duhet të lejoni që ju të jeni shkaktari i shkaterrimit të një familjeje. Prandaj, sa më parë, ndërprejeni me të, dhe vazhdoni tutje duke kërkuar atë që është i lirë dhe i duhuri për ju. Të dashuroheni në njeriun e martuar, nuk do t’ju asjellë asgjë më shumë se, vuajtje dhe mjerim.

2.Ai me siguri nuk do të lë gruan

Kuptohet, edhe nëse ai mund të ju thot se do ta lërë gruan e tij … ai ndoshta nuk ka për ta bërë atë. Ai ndoshta dëshiron të ketë “tortën” dhe pasi që ta hajë atë, ai nuk ka për të shkuar askund. Përse ai do të largohet nga shtëpia edhe familja tij e lumtur, përderisa ju ka ju në dispozicion dhe të gatshme pë ta luajtur lojen e tij!

3.Mos harroni familjen e tij

Unë nuk mund të them se kjo e mjaftueshme, kjo nuk do të ndikojë vetëm ju, çfarë nëse ai ka fëmijë? Tradhëtia ka një efekt të paparashikueshëm, ku do të sjellte shumë problem, jo vetmëm juve, apo atij, por do t’ia humbte besimin në meshkuj gruajes së tij dhe krejt në fund, cfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre. A doni që të vëni një familje të tërë nëpër të gjithë këtë? Është e vështirë, por duke i dhënë fund daljeve me një burrë të martuar do të ishte gjëja më e mirë.

4.Mos e zgjidhni atë

Pse të zgjidhni njeriun e martuar në vendin e parë? Ti je e bukur, një yll që shndritë në mënyrë të mahnitshme, ju keni nevojë për dikë që është i dedikuar vetëm për Ju dhe jo dikush që është i përkushtuar edhe për një grua tjetër në të njëjtën kohë. Nuk do të jetë mirë që të keni një njeri të tillë në jetën tuaj?

5.Pikëllimi në dashuri

Të jesh në dashuri është një gjë edhe e ndërlikuar. Duhet të them e ndërlikuar, sepse edhe pse ai është i martuar, ju ndoshta keni ndjenja të thella për të. Që do të thotë se ju do të pikëlloheni me dashurinë tuaj dhe marrëdhënien, ashtu si çdo ndarje tjetër. Ajo do të jetë me të vërtetë vështirë, por ju do të kaloni nëpërmjet

6.Mos lejoni që gjykimet të ndikojnë në ju

Mos harroni kur kam përmend gjykimet? E pra, shumica e njerëzve do të ju gjykojnë ju ai ty, por mos e lejoni që kjo të ju rrëzoj. Ju duhet të përfundoni atë marrëdhënie për ju, dhe për askënd tjetër. Ju duhet të respektoni veten aq mjaftueshëm, sa për të gjetur një njeri që është vetëm i juaji.

7.Ndërprit komunikimin

Përfundimisht vajza, ju definitivisht duhet që t`i ndërpreni të gjitha komunikimet me të.

Kjo do të thotë që ju duhet të ndërroni numrin e telefonit, dhe të bllokoni çdo lloj tjetër të komunikimit. Është e vështirë, por ama kjo ia vlen shumë! Unë e di që ju nuk mund të kontrolloni se në kë do të dashuroheni, por, në qoftë se ai djalë të cilin ju po e doni, është i martuar, ju duhet t’i jepni fund asaj dashurie.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.