Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kufomat e alienëve” ngjallin kureshtje në Meksikë

NULL NULL
15.09.2023 09:04

Kufomat për të cilat pretendohet se janë të alienëve u janë prezantuar politikanëve meksikanë në Kongresin e vendit.

Një ekspert i vetë-shpallur i UFO-ve pretendoi se dy ‘kufomat’ e vogla u morën nga Cusco i Perusë, shkruan independent.co.uk, transmeton klankosova.tv.

Ato u prezantuan në kuti me dritare në Mexico City të mërkurën, duke nxitur entuziazëm brenda komunitetit të teoricienëve konspirativ të UFO-ve.

Ngjarja u drejtua nga gazetari Jaime Maussan, i cili pohoi, nën betim, se ekzemplarët e mumifikuar nuk janë pjesë e “evolucionit tonë tokësor”, me pothuajse një të tretën e ADN-së së tyre të mbetur “e panjohur”, raportuan mediat meksikane.

Pretendimet e “ufologut” të vetë-shpallur nuk janë vërtetuar dhe zoti Maussan njihet për pretendime që më vonë janë hedhur poshtë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.