Kuçi (PSD): Gjykata Speciale duhet të kundërshtohet, është njëetnike (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuçi (PSD): Gjykata Speciale duhet të kundërshtohet, është njëetnike (VIDEO)

NULL NULL
20/09/2022

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se arsyeja e protestës që do të mbahet në Gjilan, është shprehja e kundërshtimit ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ajo ka treguar se vizita e kryetares së këtij institucioni, Ekaterina Trendafilova i ka shtyrë ata që vendosin që të mbajnë këtë protestë.

“Do ta bëjmë në shenjë pakënaqësie. Vizita do të jetë e mbyllur vetëm me pak media. Andaj do ta shprehim pakënaqësinë për këtë gjykatë njëetnike”.

“Kjo gjykatë është e padëshirueshme, njëetnike dhe nuk e ka për qëllim nxjerrjen e drejtësisë, por njollosjen e luftës dhe përpjekjeve për liri dhe pavarësi. Kjo gjykatë kishte funksionon me ligjet e Kosovës, shqipton dënime në emër të Kosovës dhe nuk i ka të vendosura simbolet e Kosovës. Pra nuk e respekton ligjet dhe shtetin ku është themeluar”.

Kuçi ka shtuar se Gjykata Speciale duhet të kundërshtohet dhe duhet të tregohet pakënaqësia e qytetarëve ndaj saj.