Ambasadori suedez mbështet Kuçin NULL NULL 05.05.2015 16:30 05.05.2015 16:30 Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot priti në një takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z.Mats Staffansson me të cilin diskutuan për zhvillimet në fushën e Drejtësisë në Kosovë, dhe zhvillimet në kuadër të procesit të integrimit Evropian. Kuçi duke theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, njoftoi Ambasadorin e Staffansson për hapat që kanë marrë institucionet e Kosovës, respektivisht ato të drejtësisë në përmbushjen e kritereve të Udhëzuesit për liberalizim të vizave. Kuçi gjithashtu theksoi se Kosova e ka prioritet perspekivën Evropiane, dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë dedikuar në kryerjen e obligimeve në kuadër të përafrimit me standardet Evropiane. Ambasadori Staffansson, vuri prapë në pah se shteti i tij vazhdon ta mbështes Kosovën, për përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, duke u bazuar në përmbushjen e kritereve. Gjithashtu të pranishmit, e vlerësuan lart bashkëpunimin bilateral në mes të këtyre dy shteteve, duke potencuar dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në mes te Republikës së Kosovës dhe Suedisë.