Kuçi: Ligji i ri për gjykatat shfaq fuqinë e dobësinë tonë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuçi: Ligji i ri për gjykatat shfaq fuqinë e dobësinë tonë

NULL NULL
18/05/2015
Hajredin Kuçi: Është hera e parë që po bëjmë një tranzicion, që po marrim kompetenca në sistemin e drejtësisë nga EULEX-i. Kjo do të shpërfaq edhe fuqinë edhe dobësinë tonë.

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi duke folur në seancën parlamentare tha se me ligjin e ri për gjykatat Kosova për herë të parë do të marr kompetencat nga EULEX-i, çka do të tregojë fuqinë reale, por edhe dobësitë e sistemit të Kosovës.

“Është hera e parë që po bëjmë një tranzicion, që po marrim kompetenca në sistemin e drejtësisë nga EULEXI. Kjo do të shpërfaq edhe fuqinë edhe dobësinë tonë. Marrja e përgjegjësisë në duart tona do të tregojë mangësitë tona”.

“Duhet ta them një fakt se sa herë që zgjidhet një kryeprokuror ka probleme. Duhet ta kemi të qartë se çështja e drejtësisë shkon paralel me zhvillimin ekonomik dhe integrimet evropiane”, ka thënë Kuçi, transmeton Klan Kosova.

Projektligj për Gjykatat u votua me 75 vota për dhe një kundër. Kurse dy projektligjet tjera, ai për këshillin gjyqësor dhe ai për këshillin prokurorial po diskutohen në Kuvend.