Kuçi: Maxhuni nuk është drejtor i policisë, veproi si i porositur politik NULL NULL 13.10.2015 18:08 13.10.2015 18:08 Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, me arrestimin e Albin Kurtit janë shkeluar rregullat ligjore. Ai tha se aktivistët e AAK-së janë rrahur brutalisht nga Policia e Kosovës. Po ashtu, Kuçi ka deklaruar se Shepnd Maxhunit, i ka skaduar mandati si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe ai dje dha urdhra si i porositur politik. “Pozita e ka humb betejën e Kuvendit dhe po mundohet që betejën e kuvendit ta bart në rrugë”. “Të ndalohet zoti Kurti pa asnjë dokument nuk është në rregull. Është një procedurë për ndaljen e deputetit, kjo procedurë është shkel”. “Një aktivist i AAK-së, Armend Lozha është rrahur brutalisht brenda objekteve të policisë”, ka deklaruar Kuçi. “Ndërsa Shpend Maxhunit i ka skaduar dje mandati si drejtor i policisë së Kosovës. Sipas të dhënave që kam unë ai mund të prononcohet sot si qytetar ose në emër të një subjekti politik por si drejtor jo”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutuan veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës 30/09/2023