Kuçi: Integrimet evropiane synim dhe proces reformues NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë takimit që pati sot me Eurodeputeten Ulrike Lunacek, ka diskutuar kryesisht për Integrimin Evropian të Kosovës dhe për nevojën e liberalizimit të vizave. Ai ka përmendur rëndësinë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si hap i parë juridik në marrëdhëniet Kosovë – BE, si dhe ka theksuar se institucionet kosovare janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësit të cilat iu takojnë, duke potencuar se roli i partnerëve ndërkombëtar, në veçanti ndihma e misionit të BE-së është e nevojshme, në formë të asistencës për ngritjen e kapaciteteve në fusha specifike. Ministri i Drejtësisë poashtu theksoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me interes të llogaridhënies dhe ruajtjes së sovranitetit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Lajme Shefi i inteligjencës britanike: "Putini e ka humbur luftën e informacionit në Ukrainë" 4 minuta më parë
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 22 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 1 orë më parë