Kuçi: Drejtësia u dëshmua në luftë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuçi: Drejtësia u dëshmua në luftë

NULL NULL
15/06/2015

Gjyqtarë,  prokurorë e studiues të fushës së drejtësisë ua kanë zënë të hënën vendet e deputetëve të Kuvendit të  Kosovës.

Atje po mbahet “Samiti i Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015”.

Me këtë rast, kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se të drejtat e njeriut janë kusht për ekzistimin e një shteti demokratik.

Fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, kryesuesi i KGJK së Enver Peci e kryeprokurori Aleksandër Lumezi, transmeton Klan Kosova.

Që të tre thanë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është duke u munduar që të ofroj në maksimum mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

kuvendi sistemi 2

Po ashtu të pranishmëve i u është drejtuar edhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, transmeton Klan Kosova.

Ky i fundit deklaroi se e drejta ndërkombëtare e ka dëshmuar domosdoshmërinë e saj në kohën e luftës kur në bazë të kësaj të drejte është intervenuar në Kosovë.