Kuçi dhe Conde diskutojnë për qasjen në drejtësi të komunitetit jo-shumcë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuçi dhe Conde diskutojnë për qasjen në drejtësi të komunitetit jo-shumcë

NULL NULL
05/10/2015

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka takuar sot Raportuesin për Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde.

Ky i fundit po qëndron në Kosovë në një mision fakt-mbledhës për raportin e ardhshëm të Këshillit të Evropës për Kosovën.

Kuçi ka njoftuar Conden për reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, legjislacionin e hartuar në përputhje me standardet Evropiane dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe garantimit të drejtave të njeriut.

Ministri i Drejtësisë gjithashtu njoftoi mysafirin  lidhur me përpjekjet e Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë për të siguruar një ambient të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë respektimin e të drejtave jo-shumicë dhe përfshirjen e tyre në institucione.

Me theks të veçantë u diskutua edhe për qasjen në drejtësi për komunitetin jo-shumicë dhe krijimin e mekanizmave ligjorë dhe praktik që lehtësojnë qasjen në drejtësi për të gjitha komunitetet, pa dallim, transmeton Klan Kosova.