Kuburoviq: S`ka informata të reja për hollësitë e hetimit të rastit Ivanoviq - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuburoviq: S`ka informata të reja për hollësitë e hetimit të rastit Ivanoviq

NULL NULL
16/03/2018

Serbia nuk ka të dhëna të reja mbi detajet e hetimit për vrasjen e Oliver Ivanoviq, tha sot ministrja e Drejtësisë së Serbisë,  Nela Kuburoviq.

Ajo tha se rasti drejtohet nga Prokuroria në Prishtinë dhe se Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar iu përgjigj të gjitha pesë kërkesave të dërguara nga autoritetet e Prishtinës.

Lideri i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq , ishte vrarë para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore më 16 janar.