Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës dhe sopranoja Adelina Paloja me koncert në Japoni NULL NULL 11.06.2025 13:23 11.06.2025 13:23 Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës së bashku me sopranon Adelina Paloja do të mbajë koncert në Osaka të Japonisë, në kuadër të EXPO 2025. Në këtë koncert, të titulluar “Kosova në tinguj”, do të interpretohen vepra nga kompozitorë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, këngë të orkestruara nga Valton Beqiri dhe Edon Ramadani, si dhe Koha e parë e kuartetit harkor nr.1 nga Valton Beqiri. Koncerti do të mbahet sot, prej orës 16:30, në ambientet e “National Day Hall”, në Osaka, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.