Kualifikohet Chelsea, Tottenhami ndeshje shtesë me Southamptonin NULL NULL 26.01.2020 08:48 26.01.2020 08:48 Skuadra e Chelsea-t arrin të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi mposhti 1-2 Hull City-n brenda në “KCOM Stadium”. Blutë e Londrës ishin gjatë gjithë ndeshjes në kontroll të lojës dhe rezultatit, por rrezikuan disi në fund, pas shkurtimit të diferencës nga vendësit. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard e gjeti golin që në minutën e 6-të me Batshuayi, ndërsa në pjesën e dytë Tomori thelloi diferencën në 0-2. Hull City nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të hapi ndeshjen me Grosickin, por asgjë më shumë, pasi skuadra e Premier League-s, me shumë përvojë, arriti ta administronte avantazhin. Nuk ia del ta mbyllë që në ndeshjen e parë çështjen e kualifikimit Tottenhami, që barazoi 1-1 në fushën e Southamptonit. Son Heung-Min realizoi golin e parë të sfidës në minutën e 58-të, por Boufal, 3 minuta para fundit të kohës së rregullt i dha edhe një shans tjetër Southamptonit për të tentuar kualifikimin, edhe pse ndeshja e dytë do të zhvillohet në fushën e londinezëve./supersport.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë