Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U21 e ka mposhtur Qipron, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Ndeshja në "Fadil Vokrri" përfundoj me rezultat 2:1.
Për këtë fitore të "Dardanëve" të rinj ka reaguar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
"Urime fitorja, Dardanë U21!
Kombëtarja U21 e Kosovës ka shënuar një fitore të merituar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e përmbysur rezultatin dhe mposhtur Qipron me rezultat 2:1.
Urime djelmosha për fitoren, karakterin dhe shpirtin luftarak që treguat deri në fund! Kjo është rruga përpara.
Vazhdoni të na bëni krenarë!
Me ju dhe për ju, Dardanë!", ka shkruar Ademi në Facebook transmeton Klankosova.tv.