Ku t’i fshihni sendet me vlerë, sipas hajdutëve të shtëpive NULL NULL 15.09.2019 09:44 15.09.2019 09:44 Nëse mbani para ose sende me vlerë nën dyshek, në sirtarin e të brendshmeve a në një kasafortë, dijeni se po gaboni. Hajdutët e shtëpive kërkojnë së pari në këto vende. Një panel prej ish-hajdutësh shtëpish, organizuar nga rrjeti i dyqaneve John Lewis, këshillojnë që sendet me vlerë t’i fshihni në kuti drithërash a te lodrat e fëmijëve. Një nga ish-hajdutët tha se kutitë e makaronave, orizit e drithërave janë vendet ideale për të fshehur bizhuteri sepse kushdo që synon t’ju vjedhë, s’ka kohë të kontrollojë kuzhinën me imtësi. Shumëkush i mban sendet me vlerë, si çelësat e makinës, në kuzhinë, ose në një sirtar me objekte të rëndomta, shkjruan anabel. Sendet me vlerë mund t’i fshihni aty ku mbani DVD apo disqe të vjetra sepse gjendet më vështirësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.