Ku qëndron "Mbështetu tek unë" e Bill Withers midis mesazhit të rokut dhe repit të sotëm?

Ku qëndron “Mbështetu tek unë” e Bill Withers midis mesazhit të rokut dhe repit të sotëm?

NULL NULL
1 javë më parë

Bill Withers publikoi këngën “Mbështetu tek unë” më 1972, si pjesë e albumit të tij të dytë, “Still Bill”.

“Bleva një piano të vogël dhe luaja gishtat poshtë e lart saj. Teksa po e bëja këtë muzikë, kjo frazë më ra në mend, dhe pastaj thashë, ‘në rregull, më pëlqen se si kjo frazë, ‘Mbështetu në Mua’, shkon me këtë këngë'”, kishte thënë Withers për Songfacts.

“E thjeshta është e kujtueshme. Nëse diçka është shumë e komplikuar, ti nuk do të ecësh duke e murmuritur vetë me vete këtë sepse është shumë e vështirë për t’u kujtuar. Ideja është që ta bësh dikë jo vetëm që ta kujtojë, por t’i sillet ndërmend gjithnjë e më shumë”.

Ndonëse zhanri të cilës i përket kjo këngë nuk është në preferencat e profesorit Rrahman Paçarizi, ai e vlerëson punën e Withers se si e ka bashkë-dyzuar muzikën dhe tekstin.

Përderisa ai thotë se muzika e sotme shfaq vetëlavdërim, dhe ajo e dikurshmja rok, vetë-viktimizim, kjo këngë e Withers qëndron fort midis dyjave.

“Mua më ka mrekulluar ndërlidhja e teksti me muzikën sepse ka një dallim mesa asaj muzike dhe muzikës së sotme”, thotë Paçarizi në KultOra.

“Muzika e sotme është muzikë vetë-lavdëruese, muzikë  ku autori fryhet, lavdërohet, unë kam para, unë jam i fortë. Rok balada është vetë-viktimizuese pothuajse,  ndërkaq te Bill Withers ne e vërejmë një tekst në të cilin vërehet një personazh i cili është i fortë dhe që e lejon tjetrin që të mbështetet te ai por pa e ofenduar që unë jam i forti e tij e i dobëti”.

“Së paku kjo është mënyra që në këtë moshë kam arritur ta observoj këtë”.

Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Paçarizit:

 

Në intervistën “Një libër, një film, një këngë”, te emisioni KultOra, mysafirët ftohen të flasin për një libër që s’e kanë lexuar më parë, për një film që s’e kanë shikuar më herët, si dhe për një këngë që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë.

Pasi të jenë njoftuar me këto tri vepra, ata vijnë dhe i japin përshtypjet e tyre të përgjithshme mbi to, duke u synuar kështu dhënia e një interpretimi të freskët dhe autentik për këto krijime artistike.

Emisioni KultOra shfaqet çdo të shtune në Klan Kosova nga ora 14:15.