Ku po pushon Edi Rama këtë verë? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ku po pushon Edi Rama këtë verë?

NULL NULL
07/08/2015

Prej një jave nuk ka qenë i pranishëm nëpër televizione, por një filmim amator e ka sjellë sërish kreun e qeverisë në vëmendjen e medias në këto ditë pushimesh gushti.

Kryeministri Edi Rama është parë pasditen e së enjtes në Kavajë në krah të kryebashkiakut të rizgjedhur, por dhe të shumëpërfolur, Elvis Roshi.

Të dy kanë pirë kafe në një lokal të hapur në qender të qytetit. Të ekspozuar ndaj publikut, gjatë bisedës mes tyre, Rama dhe Roshi janë ndërprerë disa herë nga kalimtarë të ndryshëm, që kanë dashur t’i takojnë.

Në takimin e fundit me gazetarët në fund të korrikut, kryeministri Rama tha se do t’i kalojë pushimet brenda vendit, në bregun e Vunoit, bashkë me familjen e tij, për shkak të djalit të vogël, Zaho, raporton ABC News, transmeton Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=entLwnoAr_M