Ku do të transmetohet televizioni i Vetëvendosjes? NULL NULL 06.08.2020 23:26 06.08.2020 23:26 TVV është televizioni i parë nga një subjekt politik në Kosovë që e themeloi partia Vetëvendosje. Produktet televizive të TVV-së do të transmetohen në rrjetet sociale si Facebook dhe Youtube, njofton Klan Kosova. Kështu bëri të ditur Arianit Beqiri, këshilltari i Albin Kurit derisa ishte kryeministër, i cili bëri thirrje edhe për abonim në këtë televizion. “Nga sot kemi filluar me TVV. Këtë medium mund ta gjeni tash e tutje në Youtube. Aty do të gjeni intervista të anëtarëve, deputetëve e ish-ministrave tanë”, ka shkruar ai. Intervista e parë e televizionit ishte me nënkryetarin Besnik Bislimi që u shpërnda në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 18 minuta më parë