10:51, 8 Nëntor 2019

Pas përfundimit me sukses të operacionit të kthimit të Alvinit në shtëpi, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë se bashku me autoritetet italiane nga Roma.

Lleshaj falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë operacion, ndërsa tha se operacioni u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri italian Giussepe Conte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ministri pranoi se kjo ngjarje po përdoret politikisht duke dhënë edhe mesazhin e tij të fortë që terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë.

“Mirënjohje për ata që u përfshinë në operacion. Ka pasur një aspekt të rëndësishëm policor ku janë angazhuar policitë e dy vendeve dhe së fundmi por jo nga rëndësia ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e kuqe.

Rasti ka marrë vëmendje të madhe dhe po e përdorim politikisht për të dhënë mesazhe të rëndësishme.

Rasti i Alvinit është rasti se terrorizmi nuk vend në shoqërinë tonë, raste si ky duhet të mos përsëriten më , ky është qëllimi. Ishte një shembull i shëmtuar dhune dhe radikalizmi“, tha Lleshaj, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë