Kthimi i Alvinit në shtëpi, Lleshaj nga Roma: Terrorizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë NULL NULL 08.11.2019 10:51 08.11.2019 10:51 Pas përfundimit me sukses të operacionit të kthimit të Alvinit në shtëpi, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë se bashku me autoritetet italiane nga Roma. Lleshaj falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë operacion, ndërsa tha se operacioni u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri italian Giussepe Conte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ministri pranoi se kjo ngjarje po përdoret politikisht duke dhënë edhe mesazhin e tij të fortë që terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë. “Mirënjohje për ata që u përfshinë në operacion. Ka pasur një aspekt të rëndësishëm policor ku janë angazhuar policitë e dy vendeve dhe së fundmi por jo nga rëndësia ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e kuqe. Rasti ka marrë vëmendje të madhe dhe po e përdorim politikisht për të dhënë mesazhe të rëndësishme. Rasti i Alvinit është rasti se terrorizmi nuk vend në shoqërinë tonë, raste si ky duhet të mos përsëriten më , ky është qëllimi. Ishte një shembull i shëmtuar dhune dhe radikalizmi“, tha Lleshaj, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lleshaj falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë operacion, ndërsa tha se operacioni u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri italian Giussepe Conte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ministri pranoi se kjo ngjarje po përdoret politikisht duke dhënë edhe mesazhin e tij të fortë që terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë. “Mirënjohje për ata që u përfshinë në operacion. Ka pasur një aspekt të rëndësishëm policor ku janë angazhuar policitë e dy vendeve dhe së fundmi por jo nga rëndësia ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e kuqe. Rasti ka marrë vëmendje të madhe dhe po e përdorim politikisht për të dhënë mesazhe të rëndësishme. Rasti i Alvinit është rasti se terrorizmi nuk vend në shoqërinë tonë, raste si ky duhet të mos përsëriten më , ky është qëllimi. Ishte një shembull i shëmtuar dhune dhe radikalizmi“, tha Lleshaj, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Vujoviqi do të largohet me forcë nga Kosova 36 minuta më parë
Kosova Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë 45 minuta më parë