Kthen librin në bibliotekë, të huazuar nga gjyshi 96 vjet më parë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kthen librin në bibliotekë, të huazuar nga gjyshi 96 vjet më parë

NULL NULL
24.05.2023 18:20
libri

Një burrë nga Kalifornia e ShBA-së, i cili e ktheu një libër në bibliotekë që u zbulua se ishte 96 vjet i vonuar, tha se beson që libri fillimisht ishte huazuar nga gjyshi i gruas së tij të ndjerë.

Jim Perry nga Napa tha se ai po kërkonte nëpër disa kuti librash që i përkisnin gruas së tij, Sandra Learned Perry, kur hasi në një kopje të “A History of the United States” të Benson Lossing nga Biblioteka Publike e Shën Helenës.

Perry tha se ai beson që libri u mor nga John McCormick, gjyshi i Sandra Learned Perry, i cili do të kishte qenë 55 vjeç kur vepra u huazua nga biblioteka më 1927.

Historia e Perry-t zgjidh një mister që ka intriguar bibliotekarët që kur libri u kthye nga Perry në fillim të këtij muaji.

Burri nga Napa tha se ishte jashtë qytetit për një martesë familjare, por ndodhi që po shikonte lajmet e KPIX-TV kur Drejtoresha e Bibliotekës, Christina Kreiden, u intervistua në lidhje me librin e vonuar prej kohësh të kthyer nga një “burrë mister”.

Raporti bëri që Perry të vinte në kontakt me bibliotekën dhe të ofronte detaje të historisë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.