Kryhet protesta që çoi peshë Tiranën, Noka: Qeveria po dridhet, sot ishte hapi i parë i mosbindjes civile NULL NULL 07.10.2024 22:59 07.10.2024 22:59 Nënkryetari i Partisë Demokratike Flamur Noka. Foto nga arkivi Nënkryetari i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili ishte në krye të protestës së opozitës e cila u mbajt, tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Ai tha se qeveria po dridhet, ndërsa theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë deri në vendosjen e qeverisë teknike, shkruan A2 CNN, përcjell Klankosova.tv. “Sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh: Jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë qetësi. Qytetarët sot i dhanë leksion Ramës”, u shpreh Noka. “Narkosi duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike. Ata janë duke u dridhur, të tërbuar pasi forca e qytetarëve iu ka kallur datën”, shtoi nënkryetari. Kjo protestë ishte e dhunshme, në fillim u djeg një gomë para Presidencës. Më pas protestuesit hodhën molotov te objekti i Kryeministrisë, i cili u përfshi nga flakët. Protestuesit kanë vendosur që zjarrin ta përhapin dhe në zona të tjera të kryeqytetit. E teksa bllokuan rrugën dhe makinat që të kalonin, disa protestues i kanë vendosur zjarrin dhe një stacioni autobusi në bulevard. Nga protesta e dhunshme, Policia e Shteti tha se 10 efektivë të saj janë lënduar, ku njëri nga ta u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në spitale u dërguan edhe tre qytetarë që mbetën të lënduar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.