Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, i shpëtohet jeta 55-vjeçarit (VIDEO) NULL NULL 08.03.2022 12:30 08.03.2022 12:30 Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nën udhëheqjen e kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgut torakal, kardiokirurgut dhe ekipit përcjellës është shpëtuar jeta e një 55-vjeçari që ishte therur me thikë. “Pacienti i therur me thikë në shpinë kishte pësuar lëndim të Aortës së gjoksit, kurse pas mobilizimit të ekipeve kujdestare dhe operacionit që ka zgjatur disa orë është arritur të shpëtohet jeta që po rrezikohej çdo moment. Përveç lëndimit të Aortës së gjoksit kishte dhe dëmtimi të pjesshëm të palcës së kurrizit”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. Operacioni ishte shumë kompleks dhe është kryer me sukses të plotë. Sipas ShSKUK-së, lëndimet e tilla në shumicën e rasteve janë fatale për pacientin. Në QKUK është hera e parë që kryhet ky lloj i intevenimit të rëndë. Klan Kosova pati raportuar për rastin e therjes të cilin mund ta ndiqni në kronikën e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 12 orë më parë
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 16 orë më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 17 orë më parë