16:08, 30 Maj 2020

Zëdhënësi për media në Qeverinë në detyrë, Perparim Kryeziu, ka thënë se Qeveria Kurti u ngrit me pëlqimin dhe mbështetjen e qytetarëve, kurse sipas tij u rrëzua në Kuvend kundër vullnetit dhe pa aprovimin e tyre.

Ai këtë e tha në një shkrim në rrjetin social Facebook duke publikuar rezultatet e raportit “Pulsi Publik 18” nga UNDP. Në të cilin thuhet se niveli i kënaqshmërisë së regjistruar me punën e Kryeministrit është 65.4%, kurse me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës ka arritur vlerën rekord prej 72.4% kundrejt 20.7% dhe 20.5%  të regjistruar në nëntor 2019 dhe maj 2019.

Kryeziu theksoi se 2/3 e deputetëve në Kuvend rrëzuan Kryeministrin dhe Qeverinë që e aprovojnë 2/3 e qytetarëve.

“Qeveria Kurti, ndonëse në detyrë dhe në përballje me një krizë të trefishtë – shëndetësore, ekonomike dhe politike – ka aprovimin e 60.7% të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci legjitimiteti buron nga qytetarët kurse jetëgjatësia e qeverisë varet nga aprovimi i tyre për punën e saj. Qeveria Kurti u ngrit me pëlqimin dhe mbështetjen e qytetarëve, kurse u rrëzua në kuvend kundër vullnetit dhe pa aprovimin e tyre”, ka shkruar Kryeziu.

Postimi i plotë:

Konkurs Pune

Lexo më shumë