Kryeziu: Lajçak nuk ka ofruar modele të Asociacionit NULL NULL 10.03.2023 21:01 10.03.2023 21:01 Miroslav Lajçak, i dërguari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë të ditur se i ka dhuruar kryeministrit Albin Kurtit 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka potencuar se Lajçak ka ndarë 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, jo të asociacioneve. Kryeziu ka thënë se Qeveria do t’i analizojë veçoritë dhe karakteristikat si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve. Ai ka shtuar se nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele, por disa nga ato, ato të cilat reflektojnë standardet e Këshillit të Evropës, dhe që do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve i cili mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti. Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes. “Asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në këtë mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele”, ka thënë Kryeziu për RTK. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023