Kryeziu: Kurti po tregon një joseriozitet në procesin e dialogut (VIDEO) NULL NULL 16.03.2023 21:35 16.03.2023 21:35 Opinionistja Laura Kryeziu, në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova është shprehur se kryeministri Kurti ka treguar joseriozitet në procesin e dialogut. “E kemi kryeministrin i cili në takimin e kaluar tha se ishte i gatshëm që nënshkruante marrëveshje, gjithashtu i paraprinë takimit me 18 mars që thotë do ta nënshkruajë një marrëveshje, në anën tjetër thotë jemi duke lexuar literaturë mbi negociatat, do të thotë ai vetëm e tregon se cili është përfundimi i këtij takimi”. “Kjo tregon një joseriozitet në këtë proces dhe natyrisht për të gjithë neve, por edhe për opozitën, ka qenë një alarm ose edhe jotransparenca e cila ka ndodh gjatë këtij procesi se ku jemi duke shkuar dhe se çfarë rezultati do të na sjellë kjo marrëveshje”, është shprehur ajo. Kryeziu tutje foli edhe për qëndrimin e opozitës në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Klankosova.tv. “Opozita do të duhej të ishte më aktive në përmbajtje të marrëveshjes, derisa opozita, në këtë rast po them për LDK dhe PDK më duket që e ka marrë një pozicion të mbajë përgjegjës Kurtin pas nënshkrimit të marrëveshjes”, u shpreh tutje ajo. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 2 months