Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeziu-Hyseni: Kriza në vend është duke u menaxhuar shumë mirë nga qeveria (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2022 18:13

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se kriza me rritjen e çmimeve ka filluar që nga shfaqja e pandemisë, sipas saj, është rritur tani me konfliktin që është duke u zhvilluar në Ukrainë.

Ajo, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë marrë mbështetje të ndryshme nga qeveria për të tejkaluar këtë krizë.

“Jemi në një krizë globale dallon shumë me atë se si do të mund ta krahasohej ky menaxhim me situatën e vitit 2014. Kjo krizë është duke u menaxhuar jashtëzakonisht mirë nga Qeveria e Kosovës”.

“Ju e dini se ka shumë pak prodhim në Kosovë, andaj mallrat që vijnë janë nga shtete tjera dhe ju e dini se nuk mund t’i kontrollojmë çmimet e shteteve që i fusin brenda Kosovës produktet e veta”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Kjo deklaratë e deputetes vjen pas asaj të kryeministrit, Albin Kurti, që e kishte dhënë në vitin 2014 dhe kishte premtuar se do të ulte çmimet e ushqimeve dhe do ta largonte TVSH-në.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.