Kryeziu-Hyseni: Edhe Lajçak ka qenë i njoftuar për vendimin për targat (VIDEO) NULL NULL 30.06.2022 18:39 30.06.2022 18:39 Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se vendimi i qeverisë për targat e komunave paralele vjen si pasojë e marrëveshjeve që janë nënshkruar më herët mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas saj, ata janë vetëm duke zbatuar ato që është dashtë më herët. Ajo, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se për një vendim të tillë nuk është nevoja të pyetet askush tjetër pos ekzekutivit kosovar. “Edhe i dërguari i BE-së, Mirsolav Lajçak, është në mesin e politikanëve ndërkombëtarë që ka qenë i njoftuar që një gjë e tillë do të ndodhë, qysh prej pak më shumë se një viti, në rast se nuk do të ketë lëvizje prej shtetit serb dhe kjo gjë ka ndodhur. Ky nuk ka qenë një vendim ad-hoc që është marrë aty për aty dhe se askush nuk ka qenë në dijeni”, ka thënë Kryeziu-Hyseni. Ajo vendimin për targat e ka quajtur si të duhur, njofton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 35 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë