Kryetarja e Speciales e anuloi vizitën e saj në Gjilan - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetarja e Speciales e anuloi vizitën e saj në Gjilan

NULL NULL
21/09/2022

Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar vizitën e saj në Gjilan në kuadër të aktivitetit të planifikuar në Programin për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Trendafilova ka vendosur që këtë ta zhvillojë përmes platforma online.

Ajo në Gjilan pati planifikuar që të zhvillojë takime me shoqërinë civile.

Por, duket se protesta e paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate ia prishi planet asaj.

Në protestë u paralajmërua se do të bashkoheshin edhe veteranët e luftës.