Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht NULL NULL 21.03.2023 13:45 21.03.2023 13:45 Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku u takua me anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Kuvendit të Kosovës. Nikolla tha se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës është mjaft intensiv. “Komisionet parlamentare takohen në vijimësi për të shkëmbyer mendime, përvoja e praktika të suksesshme për hartimin e legjislacionit dhe përafrimin me legjislacionin e BE-se, kontrollin parlamentar, transparencën dhe bashkëpunimin me median e qytetarët”, shkroi Nikolla, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se bashkëpunimi midis delegacioneve parlamentare në organizatat rajonale e ndërkombëtare po rritet, duke siguruar mbështetje për përballimin e përbashkët të sfidave ndërkombëtare. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months