Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi kërkon nga Ministri që të mobilizojë të gjithë profesionistët shëndetësorë

NULL NULL
16.03.2020 16:42

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka kërkuar mobilizim të të gjithë profesionistëve mjekësorë, për të përballuar pandeminë Covid -19.

Reshitaj është shprehur se kjo kërkesë por dhe konfirmimet për të prekur me koronavirus, nuk duhet shërbyer për të shfaqur panik, përkundrazi duhet vepruar për mbrojtje, njofton Klan Kosova.

”Lajmet për rastet e reja të prekura nga Coronavirusi nuk duhet shërbyer për panik, por përkundrazi për mobilizim e veprim. Nuk duhet shërbyer për deklarim, por për angazhim, ndaj situata e krijuar nga COVID-19 është pa mëdyshje një sfidë e veçantë për të gjithë ne.

Me gjithë veprimet institucionale të ndërmarra deri më tani në parandalimin, trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve ndaj të gjithë qytetarëve të atakuar deri në këto momente dhe nisur nga fakti që profesionistët mjekësor janë ata të cilët ndodhen në vijën frontale, më shumë se kurrë sot kërkohet që të gjithë profesionistët mjekësorë, mjekë dhe infermierë, laborantë  e farmacistë, përfshirë të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të mobilizohen dhe të vënë dijen e përvojën e tyre në shërbim të vendit e qytetarëve.

Në cilësinë e profesionistes mjekësore, por edhe kryetares së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kërkoj nga Ministri i Shëndetësisë që sa më parë zyrtarisht të ftoi për mobilizim të gjithë profesionistët mjekësorë në vend.

Vetëm të bashkuar si profesionistë dhe institucione  do të mund të përballojmë çdo situatë që do te krijohet e të cilën asesi nuk bën ta nënçmojmë!”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.