Kryetari pro-rus i Kuvendit të Malit të Zi zëvendëson flamurin malazez me pikturë NULL NULL 31.10.2024 19:20 31.10.2024 19:20 Kryetari pro-rus, i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka hequr nga salla e institucionit që ai drejton, flamurin malazez. Ndaj këtij veprimi të Mandiqit, publikuar edhe nga REL, kanë protestuar këtë javë edhe disa qytetarë, të cilët e kërkonin kthimin e tij, transmeton klankosova.tv. Kjo mbi arsyen se ai ishte flamuri i parë që valëviti në ndërtesën e Kuvendit malazez në vitin 2004, pas miratimit të Ligjit për simbolet kombëtare. View this post on Instagram A post shared by Radio Evropa e Lirë (@radioevropaelire) Ndryshe, pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992, Republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë, e cila në vitin 2003 u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi. Mirëpo në bazë të referendumit për pavarësi të mbajtur më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur falë votuesve shqiptarë që jetojnë në të (9%) më 3 qershor të atij viti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një gur gjigant për pak sa nuk i godet veturat në rrugën Prishtinë - Podujevë 29 minuta më parë
Kosova ''Pse jo para tre viteve?'', Kica-Xhelili akuzon qeverinë për blerje votash me rritjen e koeficientit 39 minuta më parë