Kryetari i Sindikatës së Trepçës: Me ndaljen e rrymës çdo gjë paralizohet (VIDEO) NULL NULL 28.09.2022 00:08 28.09.2022 00:08 Gjatë ditës 123 minatorë të Trepçës kishin mbetur të ngujuar për shkak të ndaljes së energjisë elektrike si pasojë e goditjes së një shtylle nga rrufeja. Kryetari i Sindikatës së Minierës së Stantërgut Gani Osmani, tha në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova se me ndaljen e rrymës çdo gjë në Trepçë paralizohet. “Nuk punon asgjë. Edhe pompat që e nxjerrin ujin edhe ventilatorët edhe ashensori edhe dritat. Çdo gjë ndalet. Të vetmet gjë që i kemi janë telefonat me bateri me të cilët mund të komunikojmë” – tha Osmani. Dalin 123 minatorët që mbetën të ngujuar në Trepçë si pasojë e rrymës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024